Prilli më shumë aksidente në Gjirokastër, të përfshirë kryesisht turistët

Aktualitet | 6 muaj më parë

Me shtimin e fluksit turistik në Gjirokastër janë rritur edhe rastet e aksidenteve rrugorë. Këtë e bën të ditur mjeku i urgjencës Bledar Cela i cili thotë se janë disa pika ku ndodhin zakonisht, përvec atyre që kanë të bëjnë me mosrespektimin e kodit rrugor. Të përfshirë në to janë kryesisht turistët dhe emigrantët.

“Me ndryshimin e kohës dhe fillimin e lëvizjeve, kemi pasur një rritje të aksidenteve në rrugë, qoftë dhe të qytetarëve lokal, qoftë dhe ata që vijnë si turistë.

Kryesisht janë disa pika në zonën tonë që duhet pasur kujdes, pasi po të shikosh gjithnjë aksidentet ndodhin në ato pika. Në urën e Kardhiqit, në hyrje të daljes të qytetit në Vrisera kemi pasur aksidente, janë disa zona dhe qytetarët që udhëtojnë çdo ditë e dinë ku janë dhe do një kujdes të veçantë në këto zona qoftë dhe nga qytetarët kur i afrohen këtyre pikave që ka rrisk të lartë”, deklaroi Bledar Çela, mjek urgjence në Gjirokastër.

Të aksidentuarit janë paraqitur në gjendje të ndryshme ku në disa raste ato janë drejtuar në kryeqytet.

“Kemi pasur gjendje të rënda të cilat i kemi transferuar për në Tiranë. Pastaj kemi pasur dhe gjendje më të lehta të cilët janë mbajtur në spitalin tonë dhe janë mbajtur në survejim nga mjekët dhe personali mjekësor derisa kemi qenë të qetë që ata nuk ishin në gjendje rreziku dhe janë shoqëruar për në shtëpi me terapitë përkatëse”, shtoi Çela.

Vetëm gjatë muajit prill janë shënuar 6 aksidente automobilistikë me 15 të dëmtuar lehtë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme