Pritja mori fund, Broja shënon në Premier League

Më në fund vjen goli i parë sezonal në Premier League me fanellën e Burnley. Armando Broja ka qenë protagonist për skuadrën e tij në transfertën kundër Bournemouthit, pasi ka shënuar golin e barazimit për Burnley në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Sulmuesi shqiptar u fut në lojë në minutën e 65-të dhe gjeti golin e parë sezonal në kampionat pas 11 aktivizimesh në kampionatin anglez.
Ndeshja përfundoi në barazim 1-1 me Brojën vendimtar, që i dha një pikë të çmuar skuadrës së tij në transfertë. Duket se sulmuesi shqiptar po rigjen formën e tij optimale dhe nëse vazhdon me këto paraqitje golat nuk do të mungojnë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




