Probleme me furnizimin me energji elektrike – Eurostar pezullon udhëtimet me tren nga Londra drejt Parisit, Amsterdamit dhe Brukselit

Një ndërprerje e furnizimit me energji elektrike në tunelin nënujor të kanalit anglez që lidh jugun e Anglisë me veriun e Francës, ka bërë që kompania e shërbimit të trenave Eurostar të pezullojë të gjitha udhëtimet mes Londrës dhe Parisit, Amsterdamit dhe Brukselit deri në një njoftim të dytë. Pasagjerëve iu është kërkuar të shtyjnë planet për të udhëtuar dhe të rezervojnë për një tjetër datë.
Mesditën e së martës, u anuluan të paktën dymbëdhjetë udhëtime mes Mbretërisë së bashkuar, Francës, Belgjikës dhe Holandës.
“Ju lutem mos ejani në stacion nëse nuk keni biletë, Kontrolloni përditësimet e statusit të trenit tuaj dhe faqen e orareve të udhëtimeve”, shkruajti Eurostar në faqen e saj të internetit. Sipas kompanisë, pasagjerët mund të ri planifikojnë udhëtimet pa pagesë ose mund t’i anulojnë ato dhe të rimbursohen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




