Procesionarja dëmton masivet me pisha në Kukës, buxheti i bashkisë është i kufizuar për ta përballuar

Aktualitet | 7 muaj më parë

Pyjet me pisha në territorin e Kukësit, edhe këtë vit, po përballen me përhapjen e procesionares, një insekt që prek kryesisht pishën e zezë dhe shkakton dëme në sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Në degët e pemëve shfaqen fole të bardha, të cilat ndikojnë në tharjen e halave dhe dobësimin gradual të pemëve.

Sipas specialistit të pyjeve pranë Bashkisë Kukës, Ilmi Gjana, gjatë kësaj periudhe janë konstatuar qindra hektarë të prekur nga procesionarja.

Fenomeni po ndikon jo vetëm në zonat pyjore përreth, por edhe në hapësirat e gjelbra që rrethojnë qytetin.

Ekspertët theksojnë se përhapja e këtij insekti përbën rrezik për sipërfaqe të tëra me pisha, ndërsa ndërhyrja për ta luftuar kërkon fonde dhe trajtime të posaçme.

Procesionarja nuk dëmton vetëm pemët, por mund të krijojë edhe shqetësime për qytetarët. Kontakti me insektin ose me pemët e infektuara mund të shkaktojë irritime të lëkurës dhe reaksione alergjike.

Specialistët u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në zonat ku janë konstatuar pisha të prekura, ndërsa theksojnë nevojën për masa më të gjera për të frenuar përhapjen e këtij fenomeni në pyjet e Kukësit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme