Proda falënderon trupën e policisë: Giro d’Italia kurrë më e sigurt se në Shqipëri

Policia e Shtetit njoftoi pasditen e sotme mbylljen me sukses të etapës së tretë dhe të fundit të “Giro d’Italia 2025”, në qytetin e Vlorës, e cila për herë të parë në histori u zhvillua në vendin tonë.
Nëpërmjet një mesazhi, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda falënderoi strukturat që garantuan mbarëvajtjen e turit.
Duke e vlerësuar të jashtëzakonshëm angazhimin e strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, Proda shprehet se, “përballimi me sukses i kësaj sfide ishte një provë e rëndësishme e profesionalizmit dhe përkushtimit të organizatës sonë, kjo e gërshetuar me bashkëpunimin e shkëlqyer me policitë bashkiake Tiranë, Durrës e Vlorë.”
“Falënderoj gjithë drejtuesit për menaxhimin dhe çdo punonjës të Policisë, kursant e student të Akademisë së Sigurisë për kontributin e tij. Jam i bindur se Giro d’Italia kurrë nuk ka qenë më e sigurt se në Shqipëri. Faleminderit të gjithëve.”
Sipas tij, Policia e Shtetit tregoi edhe një herë se është një strukturë e besueshme, e aftë të garantojë sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të mëdha ndërkombëtare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




