Prodhimi i grurit vendas, specialistët e bujqësisë vlerësojnë kultivarët shqiptarë

Ekonomi | 4 muaj më parë

Kultivarët vendas të grurit po konfirmojnë edhe këtë vit vlerat e tyre në bujqësinë shqiptare. Në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnjë, specialistët kanë eksperimentuar pesë prej kultivarëve më cilësorë të grurit vendas, të njohur për vlerat e larta ushqimore dhe përshtatjen me kushtet klimatike të vendit.

Tashmë  ka nisur korrja e parcelave ku kryhet rigjenerimi dhe testimi i farërave, ndërsa raportohet për rendiment të kënaqshëm.

Sipas specialistëve të bujëqësisë, këto varietete dallohen për përmbajtje të lartë proteinash, një element që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e miellit dhe produkteve të përpunuara prej tij.

Ekspertet theksojne se gruri vendas i pershtatur me kushtet klimatike , jo vetem qe garanton rendiment te qendrueshëm por edhe vlera ushqimore me te larta , krahasuar me disa varietete nga importi

Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnjë inkurajon fermerët të zgjerojnë sipërfaqet e mbjella me këto kultivarë, si një mënyrë për të ulur varësinë nga importet dhe për të forcuar sigurinë ushqimore në vend.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme