Program ”Impakt Week” në Gjirokastër, rreth 70 pjesëmarrës u trajnuan për të zhvilluar idetë e tyre

Sociale | 3 vite më parë

Impakt Week ishte program një javor që u zhvillua në universitetin e Gjirokastrës “Eqerem Çabej” . Ky event u fokusua në 4 drejtime si turizmi i qëndrueshëm , sfida për luginën e Vjosës ,agro kulturën , bujqësinë dhe industrinë ushqimore .  Ishin mbi 70 studentë ,nxënës të shkollave e biznese të cilët u trajnuan për zhvillimin e modeleve të qëndrueshme të biznesit dhe për ide inovative . Një prej anëtarëve të ekipit Vishan Gungah  pohoi se turizmi është pika kyçe për Gjirokastrën .

“Pjesa më e mirë e rajonit të Gjirokastrës është turizmi ndaj të rinjtë e këtij qyteti duhet të specializohen për të pasur ide se si mund ta zhvillojnë atë dhe të gjenerojnë të ardhura”, tha Vishan Gungah, trajnues.              

Christina Chen trajnuese e programit impakt week u shpreh e kënaqur me interesin e të rinjve për tu njohur më tepër  më mënyrën se si mund të zhvillojnë ekonomin e tyre nëpërmjet turizmit . 

 “Isha e surprizuar nga përkushtimi që patëm pjesëmarrësit në program për të mësuar se si mund të zhvillojnë biznesin e tyre. Studentët kishin ide unike dhe e dinin çfarë i mungonte këtij qyteti”, u shpreh Christina Chen, trajnuese.

 Impakt Week u përmbyll duke u finalizuar me një konkurs , ku të rinjtë konkurruan me idetë e tyre të realizuara në praktik. Pjesëmarrës në këtë organizim ishte edhe kryetari I bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi.

Gazetare: E. Dyrmishi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme