Projektet europiane Interreg – IPA, takim dy ditor Greqi-Shqipëri në Gjirokastër

Ekonomi | 3 vite më parë

Njësia e koordinimit të Interreg Week në bashkëpunim me agjencinë shtetërore të programimit strategjik dhe koordinimit të ndihmës kanë zhvilluar në Gjirokastër takimin dy ditor me 7 bashkitë e qarkut e me gjerë dhe institucionet lokale për lancimin e thirrjes së parë për informimin dhe mënyrën e aplikimit për të përfituar nga projektet ndër rajonale për 2021-2027 për të nxitur, ku të dy vendet bashkojnë forcat dhe përfitojnë nga përparësitë e rajonit ndërkufitar për të arritur përfitime për të dyja vendet.

Vasilis Haritanis përfaqësues i Interreg IPA nga pala greke u shpreh se mes dy vendeve ka një bashkëpunim të mirë dhe se projektet e propozuara për të qenë përfituese duhet te jenë në përputhje me objektivat e programit.

“Sot është dita informuese, është faza e parë për aplikim nga ana e bashkive dhe institucioneve lokaleve që duan të përfitojnë nga financimi i projekteve zhvillimore në qytete t tyre. Palët Greqi-Shqipëri kanë një bashkëpunim shumë të mirë dhe kjo është në interes të  dy vendeve“, u shpreh Haritanis.

Projektet e propozuara nga ana e instacave të interesuara duhet të përfshijnë së paku dy institucione/ organizata, një për çdo vend dhe të kontribuojnë në objektivat e Programit: si Rritja e kapaciteteve infrastrukturore në zonën ndërkufitare në menaxhimin e transportit, ujit, mbetjeve e të tjerë.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme