Protesta e 20 shkurtit, Tritan Shehu: Simbolikë e madhe, dita e rrëzimit të diktaturës
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka folur në emisionin “Tema e Ditës” në RTSH për protestën e paralajmëruar më 20 shkurt, duke e cilësuar atë si një ditë me domethënie të veçantë historike.
“Data 20 shkurt është ditë simbolike e madhe. Është dita kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës. Është simboli i shembjes së diktaturave, regjimeve dramatike që ka kaluar ky vend. Kjo tregon se kur ka lëvizje popullore, regjimet përballen”, tha Shehu.
Ai paralajmëroi për një pjesëmarrje masive në protestë.
“PD po përpiqet të bëjë luftën e saj, i patë sheshet dy herët e fundit, një numër i madh njerëzish. Me datë 20 numri do të jetë edhe më i madh”, theksoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



