Protesta e PD, Adriatik Lapaj: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

Politikë | 8 muaj më parë

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar pas protestës së Partisë Demokratike, duke theksuar se beteja e vërtetë është qëndresa e vazhdueshme në shesh dhe jo largimi pas pak orësh.

“Shumë demokratë po më thoshin ‘Adriatik na u bashkoni’, por i thashë: t’u bashkohemi për çfarë? Nëse është për të qëndruar në shesh dhe ta detyrojmë Edi Ramën të tërhiqet, këtu jemi, dakord. Por t’u bashkohemi që pas dy orësh të ikim prapë, nuk e bëjmë këtë punë,” u shpreh Lapaj.

Sipas Lapajt, përmes qëndresës po i jepet jehonë problemit në mbarë botën dhe po ushtrohet presion mbi aktorë të tjerë opozitarë që të bashkohen në protestë.

“Përmes qëndresës nuk po lëmë që të mbyllet kjo plagë, po bëjmë presion edhe mbi vetë aktorë të tjerë opozitarë që të vijnë këtu e të përballen,” shtoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme