Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Aktualitet | 10 muaj më parë

Polemisti Arben Meçe ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushin në RTSH1 se përplasja e sotme në Kuvend tregon inercinë në rënie të opozitës.

Megjithatë, sipas Meçes pritej që opozita të ishte më agresive në Kuvend ashtu siç ndodhi në një nga seancat e mëparshme.

Sipas tij, opozita do t’i rikthehet normalitetit pas protestës që do të zhvillojë më 24 janar.

Ai shtoi se goditja e parë dhe e pritshme ishte letra e presidentit Trump drejtuar kryeministrit Edi Rama ku ftonte Shqipërinë të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës.

 “Ngjarja e sotme ishte inercia në rënie e dukshme e aksionit opozitar. Nuk është kjo opozita. Kjo është një opozitë në rënie, një opozitë e sfumuar tashmë e cila deri më datë 24 do të vazhdojë aksionin e kësaj natyre por të qeta. Kjo ishte e qetë. Nuk ishte kjo protesta. Protesta e tyre do të ishte kapërcimi i gardhit, zënia me opozitën e kini parasysh. Para 10 ditësh ishin në vigjilje të një proteste që do të bënin dhe përgjithësisht strategjia e Berishës është dy, pesë ditë para protestës, të parët që e nxehën situatën. Jemi në kushtet kur opozita përfundimisht pas 24-tës do t’i kthehet normalitetit sepse nuk ka rrugë tjetër më. Goditja e parë dhe e pritshme ishte letra e presidentit Trump”, u shpreh Meçe.

/rtsh.al/  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme