Protesta në Tiranë hyn në ditën e 42-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë në ditën e 42-të radhazi, me pjesëmarrës që janë mbledhur sërish për të shprehur qëndrimet e tyre përpara godinës së Kryeministrisë.
Nga sheshi “Skënderbej”, protestuesit marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt selisë së qeverisë.
Pasi mbërritën para Kryeministrisë, pjesëmarrësit zhvilluan një tubim, ku u mbajtën fjalime nga përfaqësues të protestës dhe qytetarë të ndryshëm.
Me pankarta në duar dhe thirrje gjatë marshimit, protestuesit kërkuan largimin e asaj që e cilësuan si “kastë e vjetër politike”, ndryshimin e ligjit zgjedhor, si edhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.
Gjatë fjalimeve u shprehën kritika ndaj qeverisë dhe opozitës, ndërsa u kërkua ndryshim i mënyrës së funksionimit të politikës në vend.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




