Protesta në Tiranë hyn në ditën e 43-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë në ditën e 43-të radhazi, me pjesëmarrës që janë mbledhur sërish për të shprehur qëndrimet e tyre përpara godinës së Kryeministrisë.
Nga sheshi “Skënderbej”, protestuesit marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt selisë së qeverisë.
Pasi mbërritën para Kryeministrisë, pjesëmarrësit po zhvillojë tubimin duke mbajtur edhe fjalimet përkatëse nga përfaqësues të protestës dhe qytetarë të ndryshëm.
Gjatë fjalimeve u shprehën kritika ndaj qeverisë dhe opozitës, ndërsa u kërkua ndryshim i mënyrës së funksionimit të politikës në vend.
Në raportimin e saj, gazetarja e RTSH-së, Elda Lame e cila ndjek nga afër protestën, tregoi edhe situatën para nisjes së protestës.
“Një grup i parë i protestuesve, pasi pjesa tjetër pritet të ndjekë të njëjtin itinerar sikurse ka ndodhur edhe ditët e mëparshme, për t’u nisur nga sheshi “Skënderbej” për t’ju bashkuar bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke marshuar të gjithë gjatësinë e tij për t’u vendosur këtu në podiumin ku mbahen fjalimet, para godinës së kryeministrisë. Kanë mbërritur protestuesit e parë. Mediat tashmë janë instaluar në këtë shesh, aty ku zhvillohen edhe fjalimet sipas rastit”, tha gazetarja Lame.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




