Protesta propalestineze në Universitetin e Kolumbias

Policia e Nju-Jorkut ka arrestuar dhjetëra protestues propalestinezë që ishin mbledhur në kampusin e Universitetit të Kolumbias në Manhatanin e Sipërm.
Ndërsa protestuesit thërrisnin “Turp të keni”, polica prangosi disa prej tyre, rreth 24 orë pasi kishin marrë nën kontroll një godinë akademike të universiteti.
Situata raportohet se po shkon drejt qetësimit dhe studentët që kishin mbetur jashtë kampusit kanë filluar të kthehen atje.
Administrata e universiteti ndërkohë kishte autorizuar policinë të ndërhynte pasi protestuesit sfiduan afatin që iu ishte dhënë për t’u shpërndarë.
Prej disa kohësh, studentet e universiteteve në shumë shkolla të larta amerikane janë mbajtur protesta kundër luftës në Gazë.
Aktivistët kërkojnë që universitetet të heqin dorë nga sposorizimit që kanë lidhje me Izraelin si dhe të ndërpresin marrëdhëniet me institucionet izraelite.
Gazetare: Elda Pepa
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




