Protestat e opozitës, Noka: Kur mungon morali qeveritar, mbetet vetëm revolta
I ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSH 1 nga Alba Alishani, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi se situata në vend është e tensionuar dhe e mbushur me pakënaqësi qytetare.
Teksa opozita bëhet gati të zhvillojë protestën e radhës më 22 mars, i pyetur mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në këto tubime, Noka tha: “Njerëzit i kemi në shesh, bulevardi vlon nga revolta e qytetarëve ato janë njerëzit. Ata janë shpirti i revoltës qytetare, në regjime liritë mungojnë dhe në Shqipëri mungojnë. Në regjime të drejtat privohen, në Shqipëri privohen”.
Më tej, ai theksoi se një qeveri që, sipas tij, nuk udhëhiqet nga norma dhe standarde demokratike, lë si alternativë të vetme reagimin qytetar.
“Në një qeveri që nuk ka moral dhe nuk udhëhiqet nga normat dhe standardet ka vetëm një rrugë revolta dhe kryengritja. Kudo në demokraci kur dalin dhe vërshojnë qytetar në protesta qoftë edhe në protesta lokale, qeveritë shkojnë atje për të gjetur zgjidhje”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




