Protestuesit pro Palestinës i shkojnë Netanyahu-t “poshtë” hotelit në Uashington

Me qindra protestues pro Palestinës u mblodhën pranë hotelit ku është duke qendruar kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Uashington.
Zona është blinduar nga forcat e policisë, ndërsa dronët janë ngritur në ajër për të bërë të mundur evidentimin e individëve të rrezikshëm. Me qindra persona protestuan kundër “gjenocidit” në Gaza e Netayahu-t përpara një kordoni policie.
Netanyahu pritet të flas sot në Kongresin amerikan, në lidhje me luftën e ushtrisë së tij në Gazë. Ndërkohë, ditën e enjte është planifikuar që ai të takohet me presidentin amerikan Biden.
Pavarësisht luftës, SHBA-ja ka vazhduar mbështetjen për Izraelin, si në aspektin diplomatik, ashtu edhe në sigurimin e armëve, por Biden ka shprehur disa herë shqetësime për sjelljen e Izraelit.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




