PS pret dokumentin zyrtar për largimin, Balla: Nuk kam kontakt me Koçekun

Politikë | 5 muaj më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë socialiste, Taulant Balla deklaroi se nuk ka asnjë kontakt me deputeten Marjana Koçeku, e njohur si “Neomalësorja”, pavarësisht përpjekjeve për ta telefonuar pas njoftimit të saj për largimin nga Grupi Parlamentar Socialist.

“Deri të premten kam pasur komunikim sepse do ishim bashkë në një delegacion bashkë me kolegen dhe megjithatë secili ka vendimmarrjen e vetë“, tha Balla.

Koçeku nuk ishte e pranishme në seancën e parë plenare pas deklaratës së bërë në rrjetet sociale, ndërsa Balla theksoi se Partia Socialiste është ende në pritje të një dokumenti zyrtar që konfirmon vendimin e saj.

“Unë nuk kam një njoftim, unë kam një njoftim që një koleg e para të më sjelli me shkrim ose një komunikim“, tha ai.

Balla iu përgjigj edhe deklaratave të Koçekut se do të përballet politikisht me socialistët në zgjedhjet e ardhshme.

“Kam pasur një mik Kaubojsin që erdhi atëherë këtu dhe pastaj iku dhe kur doli vetë e provoi se sa vota mori”, tha ai.

Ndërkohë, deputetja vijon të komunikojë vetëm përmes profilit të saj në rrjetet sociale. Gjatë zhvillimit të seancës plenare, ajo publikoi një mesazh ku kërkoi falje ndaj banorëve të Thethit për mosreagimin e saj gjatë aksionit të IMT-së në zonë.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme