PSG-Arsenal i besohet Feliks Zvajer, precedentët me të dy klubet

UEFA Champions League | 1 vit më parë

UEFA ka vendosur se kush do të jetë arbitri i ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe Arsenal. Takimi delikat i është besuar kryesorit gjerman Feliks Zvajer.

43-vjeçari më parë ka arbitruar vetëm dy herë ekipin francez në Champions. Në sezonin 2018-2019 arbitroi takimin PSG-Napoli (2-2) ndërsa në sezonin 2022-2023 PSG-Makabi Haifa (7-2).

Ndërsa ekipin e Arsenalit ai e ka arbitruar vetëm një herë më parë në edicionin 2023-2024 të Champions League ku “Topçinjtë” mundën në Londër, PSV Eindhovenin me shifrat 4-0.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme