PSG, Kvara: Jemi ndër më të mirët në botë, ëndërrojmë Ligën e Kampionëve

Futboll Bota | 2 vite më parë

“Ne kemi sulmues të mëdhenj dhe jemi një nga skuadrat më të rrezikshme në botë”. Khvicha Kvaratskhelia është përforcimi i fundit i yjeve të Paris Saint Germain, ka ide të qarta përpara ndeshjes së parë gjysmëfinale të UEFA Champions League kundër Arsenalit. “Pjesa më e vështirë është se kur lëviz në janar, arrin në skuadër në gjysmë të sezonit. Është e gjitha e vështirë dhe ka pak kohë për t’u përshtatur”, shpjegon 24-vjeçari gjeorgjian, dikur i Napolit. “Por mendoj se jam përshtatur mjaft mirë, falë stafit, trajnerëve, klubit dhe sigurisht lojtarëve”.

Një transferim sigurisht i favorizuar, përveç kontratës së re, edhe nga mundësia për të luajtur në Champions League: “Është ndoshta turneu më i rëndësishëm. Është ëndrra e çdo futbollisti dhe të gjithë duan ta fitojnë atë, por është shumë e vështirë. Edhe arritja në këtë fazë është e vështirë për çdo ekip – shton ai – Emri i thotë të gjitha: Champions League, turneu i kampionëve. Ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën, të fokusohemi në çdo ndeshje, në çdo moment që na pret. Mendoj se për ne gjithçka është e mundur”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme