PSG, një debutim i frikshëm, “poker” kundër Atletico Madrid

Futboll Bota | 1 vit më parë

Nisin ndeshjet dhe për Grupin B të Kupës së Botës për Klube. Në stadiumin Rose Boël në Pasadena, Paris Saint-Germain debuton me tri pikë duke mposhtur Atletico Madridin me rezultatin 4-0.

Kampionët e rinj të Evropës e zhbllokuan sfidën në minutën e 19-të me Fabian Ruiz, pastaj dyfishuan epërsinë në minutën e 46-të falë një goli të Vitinha (dy asistime nga Kvaratskhelia).

Në minutën e 77-të, Colchoneros mbeten me dhjetë lojtarë (Lenglet përjashtohet), mbyllën ndeshjen Mayulu në minutën e 87-të dhe Kang-in Lee me një penallti në minutën e 97-të.

PSG fiton 4-0 dhe ngjitet në 3 pikë në Grupin B të Kupës së Botës për Klube, Atletico në tapet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme