Publikohen pamjet e varrit të Papa Françeskut në kishën ‘Santa Maria Maggiore’ në Romë

Një trëndafil i vetëm i bardhë u fotografua i vendosur mbi varrin prej guri që mban emrin me të cilin ai njihej gjatë kohës që drejtoi Selinë e Shenjtë, poshtë një kryqi të ndriçuar të vendosur në qendër.
Papa i ndjerë u varros në kishë – një nga katër bazilikat kryesore në kryeqytetin italian dhe që e vizitonte rregullisht gjatë kohës së tij si kardinal- në një ceremoni private pas funeralit të tij publik në Vatikan të shtunën.
Varri i Françeskut është i gdhendur me një fjalë të vetme – Franciscus, që është emri i tij në latinisht.
Varri u hap në ditën e dytë nga nëntë ditët e zisë zyrtare për Françeskun, pas së cilës do të mbahet një konklavë për të zgjedhur Papën e ardhshëm. Papa Françesku zgjodhi vendin e varrimit të tij në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, pranë një ikone të Madonës që ai e nderonte, sepse ajo pasqyron jetën e tij të përulur dhe të thjeshtë.
Ndërkohë, një Meshë e veçantë u mbajt në Sheshin e Shën Pjetrit, e udhëhequr nga Kardinali Pietro Parolin, sekretari i shtetit i Vatikanit. Parolin konsiderohet një kandidat i mundshëm për t’u bërë Papa i ardhshëm për shkak të rëndësisë së tij në hierarkinë katolike.
Besimtarët që vizitojnë varrin formuan një radhë të gjatë dhe shprehën falënderimet e tyre për shërbimin e Françeskut në krye të kishës katolike.
Ndërsa qytetarët u rreshtuan jashtë kishës herët në mëngjesin e së dielës për të qenë ndër të parët që do t’i bënin nderimet e tyre Papa Françeskut, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare të hënën.
Papa Françesku për mua ishte një frymëzim, një udhërrëfyes”, tha Elias Caravalhal.
Ai tha se vizitoi varrin për t’i dhënë lamtumirën Papës dhe “për ta falënderuar për atë që ka bërë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.










