“Punët për Shqipërinë” në Korçë, diskutime me profesionistët e drejtësisë për sfidat e sistemit
Në Korçë u zhvillua një takim në kuadër të turit kombëtar “Punët për Shqipërinë”, me pjesëmarrjen e drejtuesit politik të qarkut dhe Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe Ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.
Në këtë tryezë të hapur, ku ishin të pranishëm profesionistë të drejtësisë si avokatë, noterë dhe përmbarues, u diskutuan problematikat e përditshme të sistemit dhe nevoja për rritjen e eficiencës së tij.
Në qendër të diskutimeve ishte ndërtimi i një sistemi drejtësie më funksional dhe më i aksesueshëm për qytetarët, si një element kyç në procesin e integrimit europian.
Takimi u konsiderua një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve dhe profesionistëve të fushës, me synim përmirësimin e standardeve dhe shërbimeve ligjore në vend.
Gazetare: E. Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




