Punime në manastirin e Ardenicës, monument kulture i kategorisë së parë
Në manastirin e Ardenicës prej një muaji po punohet për restaurimin e pjesës perëndimore.
Është Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, që mbështet punimet në tërësi dhe që dha alarmin për ndërhyrje urgjente, pasi, për shkak të kohës, por edhe të tërmetit të 6 viteve më parë, muret janë plasaritur ndërsa ka pasur edhe rrëshqitje dherash.
Punimet restauruese, përveçse në strukturën murale dhe drusore, përfshijnë edhe ndërhyrje në konakët e manastirit, restaurimin e dyshemesë, si dhe pastrimin e figurave përgjatë perimetrit të kishës.
Manastiri i Ardenicës i tipit bizantin-ortodoks, ndodhet në kodrën e fshatit Kolonjë të rrethit të Lushnjës, mes një pylli me pisha dhe selvi. Në vititn 1964 ai u shpall monument kulture i kategorisë së parë dhe mbrohet me ligj.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




