Punimi i tokave po tkurret në zonën e Nënshkodrës, mungon fuqia punëtore

Punimi i tokave bujqësore vitet e fundit kryesisht në zonën e Nënshkodrës është tkurrur ndjeshëm. Një ndër arsyet renditet emigrimi i të rinjve duke sjellë kështu mungesën e fuqisë punëtore.
Në fshatra të Shkodrës, shumica e popullsisë janë mosha e tretë të cilët mundohen të punojnë sipërfaqe të vogla toke për përdorim vetjak.
Dy vite më parë kreu i qeverisë njoftoi se fermerët që nuk punojnë tokën rrezikojnë që tu vendoset taksë e lartë, si një formë nxitje që të shkojnë drejt prodhimit.
Sipas tij, edhe pse në vend toka e punueshme është shtuar dyfish me disa vite më parë, sërish nuk është e mjaftueshme.
Gazetar: M. Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




