Pushuesit zgjedhin Velipojën për pushime, vlerësojnë hapësirat publike, pastërtinë dhe çmimet
Çmimet konkurruese, pastërtia dhe cilësia e ujit e rërës janë disa prej arsyeve që këtë vit, Velipoja po frekuentohet masivisht.
Pushuesit tregojnë që ky plazh ofron qetësinë e duhur por pa abuzuar me çmimet.
“Vij me familje rregullisht, kushtet nuk janë të këqija. Jemi të kënaqur me Velipojën. Çmimet janë të arsyeshme”, shprehen turistët.
Hapësirat publike të shtuara kanë krijuar alternative për të gjithë pushuesit. Bashkia Shkodër ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme për të rritur aksesin publik në plazh, duke vendosur 34 parcela publike përgjatë vijës bregdetare.
Që në muajin qershor, Velipoja ka njohur një rritje të ndjeshme të fluksit të pushuesve dhe të rezervimeve në sektorin e hotelerisë. Ndërsa gushti ka shënuar edhe kulmin e frekuentimit duke e bërë kështu Velipojën si zgjedhje të parë për pushimet e tyre.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




