Putin fiton zgjedhjet në Rusi, Gjomarkaj: Manifestim i diktaturës, do synojë destabilizimin e Ballkanit

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dorian Gjomarkaj i ka cilësuar zgjedhjet në Rusi si një manifestim i “diktaturës” së presidentit Vladimir Putin.
Gjomarkaj tha në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH tha se Rusia me zgjedhjet e fundit shkëputi të gjitha lidhjet me vendet e tjera, ndërsa shtoi se Putini do të synojë që të destabilizoje rajonin e Ballkani, si e vetmja zonë ku ka ende influencë.
“Këto nuk quhen zgjedhje por një manifestim i diktaturës që ai bën, pasi nuk plotëson as kushtet teknike dhe as politike që përbëjnë zgjedhjet. Në zgjedhjet në Rusi nuk kishte as kandidatë opozitarë. Zgjedhjet e fundit heqin termin Rusi dhe forcojnë Putin. Pra nuk do ketë më Rusi por do ketë Putin. Nëse ishin disa forma të tjera komunikimi të Rusisë me vendet e tjera, sot nuk janë më. Të vetmen zonë ku Putini ka influencë është Ballkani, dhe mund të kërkojë të destabilizojë Ballkanin për arsye gjeostrategjike,” tha Gjomarkaj.
Vladimir Putin fiton mandatin e pestë si president rus me 87% të votave. Ai nuk u përball me asnjë kandidat të besueshëm të opozitës pasi Kremlini kontrollon fort sistemin politik, median dhe zgjedhjet e Rusisë. Gjermania e quajti atë një “pseudo-zgjedhje”, ndërsa SHBA tha se votimi “është padyshim jo i lirë dhe as i drejtë”.
Por Kina, India, Irani dhe Koreja e Veriut e mbështetën rezultatin duke ofruar “urime të ngrohta”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




