Putin: Rusia është e gatshme për bisedime paqeje me Ukrainën

Botë | 4 muaj më parë

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Rusia është e gatshme për bisedime paqeje me Ukrainën, vetëm 24 orë pasi një sulm ukrainas ndaj infrastrukturës ruse të naftës shkaktoi mungesa karburanti.

Putin i cilësoi sulmet ukrainase si një “dredhi” që synon të “destabilizojë shoqërinë”.

“Megjithatë, Rusia, siç e kemi thënë vazhdimisht, është e gatshme për negociata paqeje me Ukrainën”, deklaroi ai, sipas gazetës The Independent.

Në të njëjtën kohë, presidenti rus theksoi se Moska është “e gatshme të ecë përpara mbi bazën e marrëveshjeve të arritura në Stamboll, marrëveshje që, ju kujtoj, u iniciuan në atë kohë nga delegacioni ukrainas”.

Deklaratat e Putinit vijnë pasi përfaqësuesi i Ukrainës në OKB, Andriy Melnyk, paralajmëroi se Kievi mund të rishqyrtojë propozimin e tij për armëpushim nëse nuk ushtrohet presion i konsiderueshëm ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme