Putin shpalli armëpushim tri ditë/ Shtëpia e Bardhë: Trump kërkon armëpushim të përhershëm, jo të përkohshëm

Botë | 2 vite më parë

Pas vendimit të Putin për të shpallur armëpushim të përkohshëm në Ukrainë ka ardhur edhe një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, nënvizohet se Trump e ka bërë të qartë se ai po kërkon armëpushim të përhershëm në Ukrainë dhe jo një ndërprerje të përkohshme, duke shprehur në këtë mënyrë pakënaqësinë për qëndrimin e presidentit rus, i cili njoftoi armëpushim 3 ditor.

Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, tha të hënën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.

“Ne e kuptojmë se Vladimir Putin ofroi një armëpushim të përkohshëm sot, por presidenti e ka bërë të qartë se dëshiron një armëpushim të përhershëm, në mënyrë që të ndalojë vdekjet”, thuhet më tej në deklaratë.

Leavitt u tha gazetarëve se Trump ishte gjithnjë e më i frustruar me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, dhe të dy duhej të vinin në tryezën e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme