Putin vizitë zyrtare në Indi, pritet nga kryeministri Modi! Në fokus të bisedimeve, tregtia, mbrojtja dhe sanksionet

Botë | 11 muaj më parë

Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur vizitën e parë shtetërore në Indi, ku është pritur  me ceremoni në pallatin presidencial, Rashtrapati Bhavan në Delhi.

Pas shtrëngimit të duarve me presidentin Droupadi Murmu dhe kryeministrin Modi, axhenda e presidentit rus parashikon vizitën e tij në Rajghat për t’i kryer homazhe heroit të pavarësisë indiane Mahatma Gandhi.

Pas këtyre homazheve, presidenti rus do të pritet në takim nga kryeministri Modi në kompleksin Hyderabad House, ku pritet që të nënshkruajnë 10 marrëveshje ndërqeveritare dhe më shumë se 15 kontrata tregtare.

Moska dhe Nju Delhi do të përcaktojnë gjithashtu sferat strategjike të bashkëpunimit ekonomik deri në vitin 2030, ndërsa Kremlini pret të arrijë një vlerë prej 100 miliardë dollarësh në tregtinë dypalëshe.

Ndër çështje të tjera, zgjidhjet e pagesave, një regjim pa viza dhe zgjerimi i fluturimeve direkte midis dy vendeve pritet të jetë pjesë e këtyre marrëveshjeve që do të firmosen sot.

Në një deklaratë të përbashkët, Putin dhe Modi pritet të përcaktojnë plane të mëtejshme në shkallë të gjerë në siguri, ekonomi, financa, transport, energji, arsim dhe kulturë.

Putin dhe kryeministri indian Narendra Modi do të marrin pjesë gjithashtu në samitin e 23-të ruso-indian në Neë Delhi, i cili do të mbledhë së bashku 150 liderë biznesi nga të dy vendet.

Furnizimet ruse me naftë janë një çështje kyçe në axhendë: që nga konflikti në Ukrainë, India ka qenë një nga blerësit më të mëdhenj të naftës bruto ruse me një zbritje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme