Pylli i fazanëve në Maliq, një ndër atraksionet turistike më të veçanta të Qarkut Korçë
Pylli i fazanëve në Maliq është një nga destinacionet më tërheqëse për ata që kërkojnë qetësi, ajër të pastër dhe një lidhje të ngushtë me natyrën. Ai është i njohur për faunën e tij të larmishme, duke përfshirë fazanët, sorkadhet, lepujt dhe dhelprat, të cilat mund të shihen nga afër gjatë shëtitjeve në natyrë.
Kjo e bën atë një vend ideal për piknikë familjare, aktivitete edukative dhe relaksim në natyrë. Përgjegjësi i këtij pylli Niko Demollari thotë se interesi për ta vizituar ka ardhur në rritje, ku vitin e kaluar janë shënuar 6 mijë vizitorë, ndërsa këtë vit deri tani ky pyll është vizituar nga rreth 3 mijë vizitorë.
“Vizitor të shumtë ka jo vetëm nga banorët e zonës por edhe pushues nga qytete të tjera, gjithashtu edhe vizitor të huaj”, u shpreh Niko Demollari, Përgjegjës i Pyllit të Fazanëve.
Gjatë verës, pylli ofron freski dhe është një vend i preferuar për banorët lokalë dhe turistët që dëshirojnë të largohen nga zhurma e qytetit.
Gazetare: Geralda Manushi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




