Qarabag ndal Chelsea-n, fitore historike për Pafos

UEFA Champions League | 12 muaj më parë

Ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve të mërkurën dhanë dy rezultate krejtësisht të papritura. Pafos bëri histori në shtëpi, duke mposhtur Villarrealin 1-0. Heroi i ndeshjes ishte Luckassen, i cili shënoi në minutën e 47-të.

Qipriotët morën në shtëpi tri pikët dhe siguruan fitoren e tyre të parë historike në Ligën e Kampionëve. Ngjiten në kuotën e pesë pikëve, ndërsa Villarreal vazhdon serinë negative, vetëm një pikë.

Edhe më surprizues ishte barazimi i Qarabag, duke e mbajtur Chelsean në një rezultat 2-2. Golat e Estevao dhe Garnacho nuk ishin të mjaftueshëm për Blues, të cilët u ndalën në Baku.

Shtatë pikë si për anglezët ashtu dhe për azerbajxhanasit, të cilët marrin në shtëpi bonusin prej 38,000 eurosh të premtuar nga presidenti i tyre në rast barazimi ose fitoreje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme