Qefalia: A është përfshirë programi i Jenisherit dhe Gjuzit në PD? Replikon Xhixhon: Mos bullizo!
Deputeti i mazhorancës Xhemal Qefalia, i cili është kandidat në listat e hapura për zgjedhjet e 11 majit debatoi në studio me deputeten e Partisë së Lirisë, Erisa xhixho për përbërjen e koalicionit dhe programin elektoral.
Të ftuar në emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH 1, drejtuar nga Sonila Agostini, Qefalia hodhi poshtë pretendimet që mazhorancë nuk ka asnjë program për zgjedhjet e 11 majit.
“Kolegia opozitare është në të drejtën e vetë që të paraqesë programin elektoral por doja të shtoja diçka që në këtë “Shqipërinë Madhështore” padyshim që duhet të jetë përfshirë dhe programi i subjekteve politik që drejtohen nga Jenisheri dhe Gjuzi , që janë pjesë e koalicionit opozitar.”-pyeti Qefalia.
Kjo nuk është periferike vijon me tek Qefalia, sepse janë pjesë e një të tërës që është “Shqipëria Madhështore”.
Ne po e ndjekim fushatën u shpreh ai, pavarësisht që Jenisheri i ka të vështirë që të ndjek angazhimet me biçikletë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes së PL-së, e cila kandidon në listat e mbyllura në qarkun e Tiranës, e cila theksoi se nuk ka nevojë për bullizime.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



