Qëlluan me sëpatë 58-vjeçarin në Fier në tentativë për ta vrarë, arrestohet 63-vjeçari, në kërkim djali i tij

Aktualitet | 1 vit më parë

Një presona është arrestuar dhe është shpallur në kërkim djali tij, pasi akuzohen për tentativë vrasje ndaj një bashkëfshatari të tyre në fshatin Shtyllas në Fier.

Në pranga përfundoi 63-vjeçari Pashuk Paluca, i cili ka qëlluar me sëpatë bashkëfshatarin e tij 58-vjeçarin Llesh Marku, pas një sherri për motive të dobëta. Në vendngjarje ka qenë prezent edhe djali i autorit, Ndue Paluca, 40 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Pas plagëve të marra, 58-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sëpata me të cilën autorët goditën 58-vjeçarin.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme