Qendra kulturore “Tulla” organizon për të tretin vit radhazi shkollën verore të arteve figurative

Kulturë | 1 vit më parë

Qendra kulturore “Tulla” organizon për të tretin vit radhazi shkollën verore të arteve figurative, ku fëmijë të moshave dhe shtresave të ndryshme bëhen bashkë për të mësuar dhe për të krijuar në fusha të ndryshme të artit.

Këtë vit, pjesë e kësaj shkolle janë bërë edhe fëmijë të fshatit SOS.

Me penela e bojëra shumëngjyrëshe, këta fëmijë mësojnë mbi artin e pikturës, ndërsa derdhin në kanavacë në teknikën e akrilikut imagjinatën e tyre.

“Është viti i tretë që e bëjmë një punëtori të tillë në galerinë ‘Tulla’. Kënaqësia ime është më e madhe të punoj me fëmijë të Tiranës, të cilët janë jashtëzakonisht të talentuar dhe të hapur për t’i pranuar stilet e ndryshme,” thotë mësuesja e artit, Dardane Hadri.

Një vit më parë, punimet e realizuara gjatë punëtorisë u shitën në një ankand me pëlqimin e vetë fëmijëve tyre dhe të ardhurat e mbledhura u përdorën për të blerë vegla muzikore të frymës për fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”.

Këtë vit kjo shkollë verore mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme