Qeveria heq nga qarkullimi mijëra mjete të vjetra. Jashtë përdorimit mbi 6 mijë makina me moshë mesatare 22-vjeçare

Aktualitet | 1 vit më parë

Në kuadër të pastrimit të regjistrit kombëtar nga mjetet jashtë qarkullimit, të papërdorshme dhe ndotëse për mjedisin, janë çregjistruar në mënyrë të përhershme 6 128 mjete, me një moshë mesatare prej 22 vitesh.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se ky proces përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë rrugore, përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe modernizimit të flotës së mjeteve në vend.

“Pastrimi i regjistrit nga mjetet e vjetra dhe ndotëse është një domosdoshmëri për të garantuar sigurinë në rrugë dhe për të mbrojtur mjedisin. Ky është një angazhim konkret për një Shqipëri më të pastër dhe më të sigurt,” — u shpreh znj. Balluku.

Paralelisht me këtë proces, qeveria ka nisur punën për lirimin e hapësirave publike që prej vitesh janë zënë nga mjete, të cilat janë shndërruar në vatra ndotjeje dhe burim shqetësimi mjedisor në disa zona të vendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme