Qeveria përshpejton zhvillimin ekonomik malor, shpallen disa zona prioritare në Belsh, Elbasan, Përmet dhe Skrapar, aktivitetet e lejuara

Këshilli i Ministrave, nën propozimin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, ka miratuar një sërë vendimesh për shpalljen e zonave të reja me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, në zbatim të Ligjit të ri “Për paketën e maleve”.
Në total, janë përcaktuar zona të reja në katër Bashki të ndryshme – Belsh, Elbasan, Përmet dhe Skrapar – duke synuar stimulimin e aktiviteteve ekonomike, industriale dhe turistike në këto hapësira.
Vendimet specifikojnë sipërfaqe të caktuara brenda njësive administrative të këtyre bashkive si zona prioritare për investime malore:
Bashkia Belsh
U shpallën 5 zona të veçanta, me sipërfaqe që variojnë nga 1.49 ha (në Gradishtë) deri në 143.9 ha (në Fierzë). Fshatrat e përfshira janë Qafshkallë, Gradishtë, Seferan-Hysë, Shegas dhe Fierzë.
Bashkia Elbasan
Përqendrimi i përparësisë është në zona shumë më të mëdha, duke përfshirë Funarin (1,439.89 ha), Gjinarin (1,047.74 ha), Treganin dhe Shushicën, me synimin e qartë për zhvillim ekonomik në zona malore të gjerë.
Bashkia Përmet
Zona prioritare u shpall në Çarçovë (fshatrat Kanikol dhe Draçovë), me një sipërfaqe prej 2.04 km².
Bashkia Skrapar
Zona e fokusuar është Helmës-Staraveckë, në njësinë administrative Potom, me një sipërfaqe prej 258 hektarësh.
Aktivitetet e lejuara
Për të gjitha zonat e shpallura, vendimi specifikon se llojet e aktiviteteve të inkurajuara janë ato të zhvillimit ekonomik, zhvillimit industrial dhe zhvillimit turistik.
Për zbatimin efektiv të këtyre vendimeve, ngarkohet disa institucione, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit, Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (për përcaktimin e kufijve sipas hartave KRRGJSH) dhe vetë Bashkitë respektive.
Vendimet japin sinjal se qeveria ka filluar aktivisht të implementojë instrumentet e “Paketës së Maleve” për stimulimin e zonave rurale dhe malore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




