Qeveria pezullon pjesërisht marrëveshjen për heqjen reciproke të kërkesave për vizë me Bjellorusinë

Zhvillimet në Evropën Lindore, pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, si dhe aleanca e fortë e Bjellorusisë me Rusinë, ka detyruar qeverinë shqiptare që të marrë vendimin për të pezulluar pjesërisht marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë.
Ky vendim ishte marrë në shkurt të vitit 2020, nga ana e qeverisë shqiptare. Pezullimi i pjesshëm i marrëveshjes shtrihet vetëm për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




