QSUT falënderon publikisht ish-Presidentin Moisiu: Mirënjohje që u besuat mjekëve tanë

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka përcjellë sot një mesazh publik mirënjohjeje ndaj ish-Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, institucioni më i madh shëndetësor në vend vlerësoi faktin që ish-kreu i shtetit zgjodhi të marrë shërbim mjekësor pranë stafit të tyre.
“Falënderojmë ish-Presidentin Moisiu për besimin e treguar ndaj mjekëve të QSUT! Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë!”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga QSUT.
Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, u shtrua pak ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas komplikacioneve shëndetësore.
Ish-kreu i shtetit u paraqit në spital me vështirësi në frymëmarrje. Menjëherë pas mbërritjes, ai është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku u ndodh nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




