Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës goditet nga dronët rus

Botë | 1 vit më parë

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur në sulmin më të madh me dron rus në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, thotë kryetari i bashkisë, Ihor Terekhov.

Terekhov thotë se Rusia lëshoi ​​48 dronë, dy raketa dhe katër bomba rrëshqitëse drejt qytetit gjatë natës. Ai thotë se ka shumë dëme si pasojë e sulmit.

Kharkiv, një qytet me më shumë se 1.4 milion banorë para luftës, ndodhet më pak se 50 kilometra nga kufiri me Rusinë, në verilindje të Ukrainës dhe është shpesh shënjestër e sulmeve ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se tre punonjës të ekipeve të shpëtimit u vranë në Kiev, ndërsa dy persona të tjerë vdiqën në Chernihiv, në jug të Ukrainës dhe të paktën 80 persona u plagosën.

“Të vrarët në Kiev ishin ekipe shpëtimi që mbërritën në vendngjarje pas një sulmi fillestar dhe për fat të keq u vranë në një sulm të ri rus”, theksoi Zelensky.

Sulme të forta në të gjithë Ukrainën ndodhën një natë më parë, kur gjashtë persona u vranë dhe 80 të tjerë u plagosën.

Ky sulm, vjen pas sulmit të madh me dronë të Ukrainës në bazat ajrore ruse të dielën e kaluar./BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme