Rama: 11 maji, çast historik. Berisha, s’është alternativë për Shqipërinë

Kryesocialisti, Edi Rama në përmbyllje të fushatës elektorale në Elbasan deklaroi se 11 maji është një çast historik për Shqipërinë dhe demokratët duhet të reflektojnë dhe mos të zgjedhin si alternativë Partinë Demokratike dhe koalicionin ASHM.
Sipas Ramës, kushdo që mendon ndryshe nuk ka hapësirë në Partinë Demokratike.
Ai u ndal edhe tek kërcënimet e Tomor Alizotit, i cili tha se do t’i “hanin të gjallë socialistët”, që do të intimidonin qytetarët në procesin e votimit.
“Sot paradite isha në Librazhd. Pata frikë kur po afrohesha, më kapi frika se po më ha të gjallë Tomor Alizoti. Shkova dhe gjeta lum njerëzish dhe nuk e pashë gjëkundi Ludovikun. Ka një fjalë populli shqiptar; Tomor, tahmja madhe të la pa gjë. Por me ç’po shoh unë, tahmaja madhe do të lërë pa zë. Këtu ishte Luçiano fake Pavaroti, edhe iku. Kur thoshte i erdhi fundi edhe pak ditë. Edhe pastaj goxha burrë dhe tha na i vodhi votat elektronika”, tha Rama.
Sipas kryesocialistit Edi Rama, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka lënë meritokracinë brenda PD-së pavarësisht se kush doli i pari në primaret e PD-së.
“Dua t’u them se çfarë mund të bëjë Partia Socialiste për ju, që mund të zgjidhni në gjithë këtë grup.
Çfarë doni ju që t’ju shpëtojmë nga ai makth? Të dilni nga ajo kënetë për veten tuaj.
Kush ka pak më shumë zë, pak më shumë ego, pak më shumë përkrahje, nuk i duhet kënetës.
Këneta është mbretëria e bufit dhe bufi mbretëron mbi kënetë dhe mbi sipërfaqen e ujit të ndenjur bëjnë kua kua kua. Si mund të jetë kjo alternativa e Shqipërisë”, tha më tej Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




