Rama: 237 mijë fëmijë përfituan bonusin e bebes që prej vitit 2019

Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë, në janar 2019.
Kryeministri Edi Rama shkruan përmes një postimi në rrjetin social Facebook se familjet e reja janë mbështetur me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.
“Dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 237 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Programi i qeverisë do vijojë të mbështesë financiarisht familjet të cilat jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




