Rama: Bashkitë të gjenerojnë të ardhura, mos presin Buxhetin e Shtetit. Bëhuni lojtarë ekonomikë, asnjë copë tokë të mos jepet falas

Aktualitet | 10 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryebashkiakët, për të diskutuar sfidat e bashkive për vitin 2026, sezonin turistik dhe bashkëpunimin në çështje sociale dhe mjedisore, veçanërisht luftën kundër mbetjeve plastike.

Rama theksoi nevojën që bashkitë të fuqizohen ekonomikisht, duke u bërë partner të sektorit privat dhe duke përdorur asetet e tyre për të gjeneruar të ardhura.

“E treta që dua të ndaj me ju është nevoja që këtë vit të bëhet një hap kuptim plotë për bashkinë sipërmarrëse edhe pse kemi folur jemi shumë larg nga krijimi i një force lokale dhe vendore që të mund të marr  pjesë në jetën ekonomike të territorit dhe që bëhet forcë ndikuese për zhvillimin ekonomik dhe që të mund të gjeneroj të ardhura. Vazhdojmë të mbetemi vendi i fundit në Europë ku pushteti vendor shfrytëzon taksat për të funksionuar. Taksat e shqiptarëve që i mbledh pushteti qendror por nëse pyetet sa të ardhura i ka sjellë bashkia vetes me veprimtari ekonomike janë të lidhura me qirat dhe ndërkohë që hapësira është e madhe për të futur bashkinë si një lojtar për zhvillimin ekonomik. Janë krijuar kushtet që të fillojmë të krijojmë shtetin sipërmarrës duke u bërë partner me sektorin privat dhe duke marrë pjesë në fitim e sipërmarrjes. Këtë po e bëjmë me industrinë ushtarake, me korporatat shqiptare te investimeve dhe në sektor duke vënë në dispozicion asetete tona siç bëmë me investimin në startup e ri të Mira Muratit që sot ka një vlerë shumë të lartë dhe u bëmë partner shumë të vegjël në 10 milion euro dhe sot vlera e përfituar llogaritet mbi 50 milion euro”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu se nuk do të jepet më asnjë tokë shtetërore pa kushtëzime për investime serioze dhe se fokus do të jenë projekte hoteliere dhe zhvillime që sjellin përfitime për qytetarët, si zyra, kopshte e shkolla. Një agjenci e re do të koordinojë planifikimin, zhvillimin dhe strehimin, duke mbështetur pushtetin vendor.

 “Deri dje kemi dhënë shumë asete falas, janë dhënë dhe janë lënë rrugëve në të shkuarën asete që nuk numërohen. Janë dhënë shumë prona shtetërore të cilat nuk janë kthyer në investime serioze. Janë dhënë pafund toka për zhvillim dhe kjo gjë ka ndaluar përfundimisht. Ne nuk japim më asnjë metër katror tokë. Për çdo metër katror ku pronar është shteti, kemi kushtëzuar pjesëmarrjen si pronar. I vetmi motiv për të dhënë tokë me një kontratë simbolike, 1 euro, është hoteleria. Çdo gjë tjetër është, merr pjesën që kërkon dhe paguaj kokërr më kokërr, atë që i jep privatit. Bashkitë mund të marrin rol të rëndësishëm, zhvillime me përfitim. Pa harruar dhe përfitmin social, për ato familje që kanë nevojë për strehim. I vetmi motiv për të dhënë tokë është hoteleria. Në këtë drejtim bashkitë mund të marrin një rol të rëndësishëm me projekte dhe zhvillime të jashtëzakonshme me përfitim me zyra, kopshte, shkolla etj. deri tek përfitimi i të ardhurave të drejtpërdrejta. Po bëjmë një reformë dhe do të kemi së shpejti një agjenci ku planifikimi, zhvillimi dhe strehimi do të jenë bashkë dhe kjo agjenci do të jetë në dispozicion të pushtetit vendor”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme