Rama dënon sulmin e armatosur në eventin ku ndodhej Trump: Goditje ndaj lirisë dhe demokracisë

Politikë | 6 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin me armë gjatë darkës vjetore të gazetarëve në Washington DC, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Trump.

Në një reagim në rrjetin social X, Rama e cilësoi incidentin si një kërcënim serioz jo vetëm të lirisë, por dhe vetë jetës demokratike.

Ai gjithashtu shprehu lehtësimin që presidenti Trump dhe të gjithë të pranishmit në aktivitet janë të sigurt dhe jashtë rrezikut.

“Tronditëse të marrësh lajmin për një sulm të dhunshëm me armë nga një person i armatosur në një hotel në Washington, DC gjatë një aktiviteti presidencial me gazetarë. Një sulm i tillë godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë. I lehtësuar që presidenti Trump dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt dhe të shëndoshë,” shkruan Rama në X.

Sulmi me armë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, gjatë eventit me Korespondentët e Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ku të pranishëm ishin presidenti Donald Trump, Zonja e Parë dhe anëtarë të kabinetit qeveritar. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar, ndërsa presidenti Trump u evakuua menjëherë.

Autori i dyshuar, një 31-vjeçar me profesion mësues, përfundoi në pranga. Hetimet zbuluan se ai kishte me vete një shotgun, një pistoletë dhe thika. Ai rezultoi të ishte klient në hotelin ku mbahej eventi. Autoritetet po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të kuptuar se si arriti të kalonte kontrollet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme