Rama: Ja si do të duken “Ballkonet Panoramike” në parqet kombëtare dhe natyrore

Aktualitet | 11 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama duke iu referuar Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura ka bërë të ditur se si do të duken “Ballkonet Panoramike” në parqet kombëtare dhe natyrore.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Rama shkruan se “së shpejti në zonat e mbrojtura në gjithë Shqipërinë, do të ngrihen këto struktura të lehta dhe miqësore me natyrën, që sjellin një mënyrë të re për të përjetuar peizazhet tona të jashtëzakonshme”.

Ato janë projektuar në harmoni me mjedisin dhe sipas Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe “këto pika panoramike do t’u ofrojnë vizitorëve hapësira të sigurta për të parë dhe shijuar nga pranë bukurinë e parqeve tona”.

  • Postimi i plotë: Ja si do të duken “Ballkonet Panoramike” në parqet kombëtare dhe natyrore 🌿

    Së shpejti në zonat e mbrojtura në gjithë Shqipërinë, do të ngrihen këto struktura të lehta dhe miqësore me natyrën, që sjellin një mënyrë të re për të përjetuar peizazhet tona të jashtëzakonshme 🤩

    💚 Të projektuara në harmoni me mjedisin, këto pika panoramike do t’u ofrojnë vizitorëve hapësira të sigurta për të parë dhe shijuar nga pranë bukurinë e parqeve tona.

    /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme