Rama ka në dorë SPAK-un? Veliaj: Kush kërkon të plagoset me dëshirë?

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se nuk është e vërtetë që mazhoranca kontrollon SPAK-un.
Veliaj theksoi se ka tregues domethënës që Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit nuk kontrollohet nga mazhoranca socialiste sepse kush do pranonte sipas Veliajt që të merrte përsipër kosto të atilla siç ka marrë sipas tij, shumica qeverisëse.
“Jo nuk është kështu! Unë s’mund të them që jam i lumtur që hetohen, pavarësisht se bashkia 12 mijë vetë staf dhe mbi 70 drejtorë, që heton 2 drejtorë dhe një ish-drejtor. Jam I bindur që edhe kryeministri s’ka kurrë që jam i lumtur që zëvendëskryeministri dhe disa ministra apo disa kryetarë bashkish janë në këto andrralla. Pra, është evidente që është diçka që nuk na lumturon. Ajo që na bën ndryshe është ky lloj bashkëpunimi ku po të ishte që ta kontrollonim ne, pse do të pranonte kryeministri çmime të kësaj natyre. Kush është ai njeri që pranon të plagoset me dëshirë apo kryetari i bashkisë”, u shpreh Veliaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




