Rama: Kosova shtet i pavarur. Bashkëpunimi rajonal, e vetmja rrugë për ne që duam të bëhemi pjesë në BE

Politikë | 1 vit më parë

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Parisi ku po merr pjesë në Forumin e Paqes, se Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran, pavarësisht nëse Serbia apo ndonjë vend tjetër e njeh apo jo këtë realitet.

Kryeministri theksoi se qëndrimi i Tiranës është i qartë dhe i pandryshueshëm, ndërsa theksoi se përballë këtij realiteti, zgjedhja e vetme është dialogu dhe bashkëpunimi rajonal.

Ai shtoi se synimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë ndërtimi i një hapësire të përbashkët me “katër liritë themelore të Evropës”,  lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve, për të përgatitur integrimin e plotë në BE.

“Ne kemi politika bashkëpunimi, dialogu me të gjithë në rajon. Kemi një problem  të madh me Serbinë, që është Kosova. Kosova është problem, sepse për ne është një shtet në të drejtën e vet, për ne. Por për Serbinë e ndonjë vend tjetër, nuk është.

Bashkëpunimi rajonal nuk është alternativë, por e vetmja rrugë për ne që duam të bëhemi pjesë në BE. Me 4 liritë e Evropës të jenë njësoj edhe te ne”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme