Rama mbledh nesër në Kryesinë e Kuvendit deputetët dhe ministrat

Kryeministri Edi Rama dhe kabineti qeveritar do të jenë të pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së ditën e nesërme (7 maj) në Kryesinë e Kuvendit. Lajmi bëhet me dije nga gazetarja e RTSH-së, Denada Shkodrani, e cila raporton se kreu i qeverisë pritet të adresojë në këtë mbledhje problematika që kërkojnë zgjidhje.
Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 10:00, teksa të pranishëm do të jenë edhe deputetë të Partisë Socialiste. Kjo është një mbledhje e përsëritur, pasi edhe disa javë më parë kreu i PS-së iu bashkua grupit parlamentar socialist.
Shkodrani bën me dije po ashtu se më pas Rama pritet të niset për një vizitë pune dy ditore në Gjermani dhe fill pas kësaj, më 12 maj, do të nisë atë që konsiderohet turi i diasporës. Kreu i qeverisë shqiptare do të udhëtojë në 4 shtete ku jeton pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë, duke nisur me Athinën dhe për të vijuar më pas me Mynihun, Milanon dhe Londrën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




