Rama ndan pamje nga Rruga e Dukagjinit: Investim strategjik në funksion të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë rurale

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet në aksin rrugor Prekal–Lotaj–Ndërlysaj, ose të ashtuquajturës “Rruga e Dukagjinit” e cila do të lidhë veriun e Shqipërisë me Kosovën.
Teksa bën të ditur se aktualisht është mbyllur loti 1, Prekal-Kir prej 17 km dhe ka filluar loti i dytë, Rama nënvizon se ky investim ka një impakt të madh jo vetëm për banorët e fshatrave përreth, por do të ndikojë në zhvillimin e turizmit.
“Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, luginën e Valbonës si dhe me Gjakovën në Kosovë.
Rruga është ende në ndërtim e sipër, ku aktualisht është mbyllur loti 1, Prekal-Kir prej 17 km, dhe ka filluar loti i dytë Kir-Ndërlysaj.
Ky investim ka një impakt të madh jo vetëm për banorët e fshatrave përreth, Kir, Prekal, Shosh, Shalë, Bradhosh, Xhan, që i lidh me Shkodrën, por mundëson edhe kompletimin e gjithë rrjetit rrugor të Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë rurale”, shkruan kryeministri Rama krahas pamjeve të publikuar në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




