Rama ndan pamje nga transformimi i Bibliotekës “Thoma Turtulli” në Korçë: Hapësirë moderne për fëmijët

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes në rrjetet sociale pamje nga Biblioteka e Fëmijëve “Thoma Turtulli” në Korçë, e cila është transformuar në një hapësirë moderne dhe të dedikuar për fëmijët.
Në postimin e tij në Facebook, Rama ka publikuar pamje nga ambientet e bibliotekës, duke vënë në pah ndryshimin e saj dhe hapësirat e krijuara për leximin, dijen dhe kreativitetin.
“Mirëmëngjes dhe me Bibliotekën e Fëmijëve ‘Thoma Turtulli’ në Korçë, të transformuar tërësisht në një hapësirë moderne për leximin, dijen dhe kreativitetin e fëmijëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Biblioteka “Thoma Turtulli” është një prej hapësirave kulturore të qytetit të Korçës, ndërsa rikualifikimi i saj synon t’u ofrojë fëmijëve kushte më të përshtatshme për lexim, edukim dhe aktivitete krijuese.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




