Rama: Perdorimi i femijeve si streha e fundit e maskarallëkut të opozitës

Politikë | 6 vite më parë

Shkatërrimi i selisë së PS-së në Shkodër dhe djegia e objekteve nga disa të mitur, kanë sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama duke thënë se vetëm Terroristët e Boko Haramit dhe opozita në Shqipëri përdorin fëmijët si kamikazë.

Duke bërë përgjegjës opoiztën për nxitjen e dhunës dhe përdorimine  të miturve për këtë, Rama shprehet se kjo është streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare dhe se shqiptarët të mos pranojnë këtë abuzim ekstrem që po ndodh në vend prej 4 ditësh.

“Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme!

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme